Nëna çon djalin në pranga: Më rrihte, e duroja prej turpit

Një grua nga Cërriku ka rënë pre e dhunës së djalit të saj, duke bërë që të kërkojë ndihmën e policisë.

Marketing

Emiljano Fejzo, 30 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Cërrik u arrestua këtë të diel, pas denoncimit të bërë nga e ëma.

Ai akuzohet se në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, H.Fejzo, 60 vjeçe.

Gruaja ka thënë para uniformave blu se i biri e ka dhunuar edhe herë të tjera, por se ka duruar “prej turpit” dhe çfarë mund të thoshin njerëzit.

Por për shkak se situata u rëndua së tepërmi gjatë së dielës, vendosi që ta denoncojë.

Ndaj 30-vjeçarit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Dhuna në familje”. /a.y/noa.al

Marketing