Nëna i vdiq nga koronavirusi, Hoxha nga Sllupçani: Është e vështirë të mos mundesh të afrosh fëmijën tënd

Deri sa çdo ditë në vend po rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, Likova është një ndër komunat që ditëve të fundit u shndërrua në vatër të koronavirusit. Hoxha Abdulfeta Shahini aktualisht po luan një rol të madh në ndryshimin e vetëdijes së popullatës. Pikërisht nëna e tij është një nga viktimat e Covid-19 nga kjo zonë. Shahini thotë se nëna e tij u infektua në një varrim të të afërmve. Vdekja e nënës së tij për Shahinin dhe 40 personat e tjerë me të cilët ajo kishte pasur kontakt, nënkupton dy javë izolim. Nga të izoluarit, 4 persona janë pozitiv, përfshirë këtu edhe dy fëmijët e hoxhës.

Marketing

“Prandaj unë si këshillë dhe si lutje kisha bërë deri tek bashkëfshatarët, si hoxhë i këtij fshati, si djalë i këtij fshati si një këshillues i tyre që mos ta marrin për lojë, le të mbrohen, ta mbrojnë vetveten, të mbrojnë familjet e tyre, fëmijët e tyre. Është e vështirë të rrish për dy javë dhe mos të afrosh fëmijën tënd. Kalon festa e Bajrami, festë gëzimi për neve dhe unë nuk jam në gjendje të përqafoj fëmijën tim apo ta ndjej festën me prindin tim, bashkëshorten time apo ndonjë familjarë”, tha mes tjerash hoxha Shahini.

Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari Hekuran Aqifi në emisionin 360 gradë në TV Alsat.