Nëna nga Ukraina lind foshnjën e saj në Shkup

Lajm i bukur nga Gjinekologjia në Çair. Oksana nga Ukraina solli në jetë vajzë me peshë 3.890 kilogram dhe të gjatë 54 cm, shkruan në profilin e tij në Facebook ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Marketing

“Nëna Oksana dhe e porsalindura janë në gjendje të mirë. Ekipi i gjinekologëve, pediatërve dhe infermierëve kujdesen për ta dhe ata janë në duar të sigurta.

Në bashkëbisedimin me Oksanën, ajo më njoftoi se është e kënaqur me shërbimin shëndetësor dhe se po ndihet mirë. I urova shëndet dhe çaste të lumtura në jetë”, shkruan Sali.