Nëna rreh djalin deri në vdekje, pasi theu një televizor

Një djalë i vogël një vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga nëna e tij me anë të një shapke.

Marketing

Ky veprim i nënës ka ardhur pasi vogëlushi ka thyer televizorin e tipit “Smart”, duke e rrëzuar nga tavolina. Nëna e vogëlushit, Rhionna Nichols, e moshës 20 vjeç mësohet se ka thënë para trupit gjykues se në fillim e ka shkundur nga krahu të birin, dhe më pas e ka goditur me shapkë në formë qortimi.

Por nga ky veprim i saj një vjeçarit iu është thyer kafka e kokës, krahu dhe disa brinjë.

“Daily Mail”, shkruan se policia nuk është prononcuar për mediat në lidhje me këtë rast, por nga deklaratat që gazeta ka marrë nga të afërmit e gruas, ka mësuar se gjithçka nisi pas thyerjes së televizorit. Mbi nënën 20 vjeçare rëndon akuza e vrasjes dhe abuzimi ndaj fëmijëve.

Banorët dhe një grup vullnetarësh janë sensibilizuar për këtë rast, dhe kanë hapur në internet një fond për të mbledhur para për mbulimin e funeralit të fëmijës, pasi familja e vogëlushit ishte shumë e varfër për ta mbuluar atë.

Marketing