Nëna shokohet nga ajo që sheh kur hap varrin e të birit pas 42 vitesh

E frikshme por kjo nënë ka përjetuar vërtet një histori të tmerrshme.

Ajo kishte 42 vite që priste lejen për të zhvarrosur të birin e saj të vdekur.

Lidia Reid është ndier e shkatërruar, pasi ka hapur varrin e të birit, i cili kishte vdekur në vitin 1975.

Marketing

Djali i saj Garry nuk është gjendur. Brenda arkivolit nuk kishte asnjë trup.

Në fund të kësaj historie ka një shpjegim logjik. Trupi i djalit tim nuk është vënë në arkivol sepse atij i kanë marrë organet”,- ka thënë Lidia shkruan Mirror.

Ndërmjet viteve 1970 dhe 2000 ka pasur dyshime për përfshirjen e disa mjekëve në trafik organesh, por nuk ka pasur kurrë prova të forta për këtë.

Në ato vite mjekët në Skoci u justifikuan se kishin mbajtur rreth 6,000 organe dhe inde nga trupat e fëmijëve të vdekur sepse po kryenin eksperimente.

Nga ana tjetër Lidia thotë se nuk do të ndalet pa mësuar se ku ndodhet trupi i djalit të saj.

Marketing