Nëna tronditet me lojën që po e luante vajza e saj: Ajo përdhunohej në grup në iPad

Një nënë e një fëmije ka ngritur alarmin duke paralajmëruar prindërit që t’i mbajnë fëmijët larg lojërave të platformës Roblox

Marketing

Amber Petersen nga Karolina Veriore në SHBA u trondit dhe u traumatizua kur pa se vajza e saj 7 vjeçe po luante një lojë ku karakteri kryesor i lojës, gjithashtu vajzë, po dhunohej seksualisht në grup.

“Avatari i vajzës sime në lojë po përdhunohej nga dy meshkuj dhe në lojën për fëmijë mund të shihen edhe pjesët intime të meshkujve”, shkroi në Facebook nëna e zemëruar.

Petersen udhëzoi prindërit tjerë që të kontrollojnë fëmijët dhe aktivitetin e tyre në internet si dhe tha që të gjithë prindërit duhet të fshijnë aplikacione të tilla nga pajisjet e tyre.

 

Marketing