Nënë në moshën 62-vjeçare. Gruaja italiane realizon ëndrrën falë… Shqipërisë

Një histori e pabesueshme na vjen nga Italia. Një grua ka sjellë në jetë në moshën 62-vjeçare një vajzë dhe fekondimin e ka realizuar në Shqipëri.

Marketing

Nëna ka lindur një vajzë të shëndetshme, 3 kg e 200 gramë dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.

Mediat italiane raportojnë se gruaja i është drejtuar një strukture shqiptare për implantimin e embrionit. Kjo, jo vetëm sepse në Itali është e ndaluar një praktikë e tillë, por edhe sepse gruaja e ka kaluar limitin e moshës parashikuar në vendin e saj.

Nëna e re, me profesion infermiere, ka “adoptuar” embrionet e një çifti, i cili ishte nënshtruar më parë procedurave të tilla. Bëhet fjalë për një praktikë që në Itali është e ndaluar, por përdoret në vende të tjera europiane, përfshi Shqipërinë.

Edhe sikur të kishte qenë 12 vjet më e re, gruaja e sapo bërë nënë duke qenë beqare, nuk do mund ta realizonte një gjë të tillë në vendin e saj, sepse ligji e përcakton mirë që duhet të jenë çift.

Për “Messaggero”-n, gruaja rrëfen se kishte pritur për vite burrin e duhur e më pas e kishte ndarë mendjen për t’u bërë nënë me çdo kusht.

Përballë perspektivës për t’u bërë një nënë-gjyshe, për faktin se mund të vdesë ndërkohë që e bija mund të jetë fare e re, ajo shprehet shkurt: “Mua më mjafton që kjo vajzë të shkojë 18 vjeç me mua gjallë, më pas do mund të ecë vetë. Sepse fëmijët duhet të jenë të pavarur”.

Marketing