Nënkoloneli shqiptar emërohet komandant i njësitit special “Renxherët”

Nënkoloneli Mentor Saiti është emëruar komandant i njësitit special ushtarak “Rexherët” të Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Ai është një kuadër i dalluar ushtarak, i cili përpos akademisë ushtarake, ka kryer edhe specializim në Akademinë e ushtrisë tokësore të SHBA-ve, përcjellë INA.

Gjatë qëndrimit në SHBA ai ka shënuar rezultate të shkëlqyera dhe është vlerësuar si ushtarak i dalluar, duke marrë edhe një titull si qytetar nderi i qytetit Levenvort në Kanzas të SHBA-ve. Ai gjatë kohë ka qenë pjesë e njësitit “Renxherët”. Kjo është një nga gradimet e para udhëheqëse të shqiptarëve në Armatën e Maqedonisë, ku përfaqësimi në hierarkinë udhëheqëse është ende u ulët. Mentor Saiti është nga Gostivari dhe se është adhurues i sporteve të ndryshme.

Marketing