Nënshkrim i marrëveshjes me kompaninë “Vizer” për subvencione për aviolinja të lira

Marrëveshje për përkrahje financiare për aviolinja të lira do të nënshkruajnë sot ministri i Transportit Goran Sugarevski dhe përfaqësues të aviokompanisë me buxhet të ulët “Vizer”.

Marketing

Kjo është Marrëveshja e tretë për subvencione për aviolinja mes Qeverisë së Maqedonisë dhe kompanisë “Vizer”. Gjatë tre viteve të ardhshme aviokompanisë duhet t’i paguhen pesë milionë euro. Fluturimet e subvencionuara nga aeroportet në Shkup dhe në Ohër duhet t’i shërbejë nga muaji mars këtë vit.

Marrëveshja vijon pas thirrjes së tretë që e ka publikuar Qeveria për ndarjen e përkrahjes financiare pas dy shpalljeve të pasuksesshme. Në të gjitha tre thirrjet ofertë parashtroi vetëm “Vizer”, e cila shërben aviolinja të lira nga aeroportet e Maqedonisë gjatë gjashtë viteve të kaluara. .

Marketing