Në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” sot solemnisht do të nënshkruhen kontrata për aftësim profesional dhe përsosje me kandidatët e pranuar në Konkursin për regjistrim të dëgjuesve me ciklin e parë të përfunduar të studimeve, për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës.
Kandidatët pas përfundimit të ciklit gjashtëmujor të aftësimit profesional dhe përsosjes, do të bëhen me grada oficerë dhe do të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë, kandidatët gjatë trajnimit do të marrin kompensim në vlerë prej një rroge mesatare mujore, gjegjësisht rreth 25.000 denarë.
Në nënshkrimin e kontratave do të marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.