Nënshkruhet Marrëveshja për filtrimin e ajrit ,do të shpërndahen në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione të tjera publike kritike

Miteva: Investimet në cilësinë e jetës dhe shëndetit të qytetarëve janë prioriteti ynë, donacioni i pajisjeve për filtrimin e ajrit nga kompania EKOTIP do të shpërndahet në kopshte për fëmijë, shkolla, spitale dhe institucione të tjera publike kritike

Marketing

“Të nderuara media, i nderuar opinion maqedonas

Investimet në cilësinë e jetës dhe shëndetin e qytetarëve janë prioriteti ynë. Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që kam rastin t’ju prezantoj këtë lajm sot në emër të Qeverisë.

Qeveria sot edhe formalisht ka nënshkruar marrëveshjen për donacionin e 255 sistemeve për filtrimin të ajrit me EKOTIP SHPKNJP Shkup, kompani lider në fushën e filtrimit të ajrit, në vlerë prej 1.000.000 euro (61.865.925 denarë). Këto pajisje, që janë donacion nga EKOTIP SHPKNJP Shkup, si partner shumëvjeçar i prodhuesit të njohur gjerman MANN & HUMMEL, do të shpërndahen në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione të tjera publike kritike, ku cilësia e ajrit është e një rëndësie kyçe.

Ndotja e ajrit mbetet një nga sfidat më serioze mjedisore dhe shëndetësore në Maqedoni. Në kontekst të përpjekjeve të Qeverisë për të marrë masa të rëndësishme për uljen e ndotjes së ajrit përmes projekteve kapitale, si Qeveri po punojmë në mënyrë aktive për strategji dhe zgjidhje afatgjata për uljen e ndotjes, përmes investimeve në zgjidhje të qëndrueshme energjetike, rritjes së kontrollit të emetimeve dhe mbështetjes për teknologjitë e gjelbra.

Megjithatë, përderisa zbatimi i këtyre masave kërkon kohë, donacione të tilla të shpejta dhe efikase nga sektori privat janë thelbësore para së gjithash për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Megjithatë, suksesi në këtë fushë varet nga përpjekjet e përbashkëta të të gjithë sektorëve. Prandaj, si Qeveri, veçojmë në mënyrë të veçantë kontributin e rëndësishëm të sektorit privat, siç është ky donacion i 255 sistemeve të filtrimit të ajrit në vlerë prej 1 milion euro.

Më lejoni të theksoj gjithashtu, në emër të Qeverisë se e vlerësojmë pa rezerva vizitën e përfaqësuesve të prodhuesit të njohur MANN & HUMMEL, të cilët së bashku me ekipet e Qeverisë dhe EKOTIP SHPKNJP Shkup, do të vazhdojnë të shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në kuadrin afatgjatë dhe mundësitë për zgjidhje shtesë të qëndrueshme.

Shpresojmë që ky shembull të shërbejë si inspirim për kompanitë e tjera që të bashkohen për të kontribuar në luftën e përbashkët për ajër më të pastër dhe, natyrisht, një shoqëri më të shëndetshme. Ne si Qeveri mbetemi të përkushtuar për të ndërmarrë veprime kundër ndotjes së ajrit.”