Nënshkruhet Marrëveshja për shkëmbim elektronik të të dhënave mes Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor

Në Mostar, në periudhën prej 4-5 korrik të vitit 2019, u mbajt takim mes përfaqësuesve
të Entit Federal MIO/SPI dhe Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së
Veriut.
Në takim u harmonizua dhe u nënshkrua Marrëveshja për shkëmbim elektronik të të
dhënave nga fusha e sigurimit pensional dhe invalidor, si dhe Protokolli teknik për shkëmbimin
elektronik të të dhënave.
Marrëveshjen e nënshkruan drejtori i FZ MIO/SPI, Zijad Kërnjiq dhe drejtori i Fondit të
SPIMV, Shaip Zeneli.
Qëllimi i këtij takimi është avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimi i të
dhënave ndërmjet bartësit të sigurimit, me qëllim të përmirësimit dhe përshpejtimit të proceseve
për realizimin e të drejtave nga fusha e sigurimit pensional dhe invalidor.
Gjithashtu shprehën kënaqësinë e takimit të mbajtur, si dhe bashkëpunimin e mirë të
bartësve të sigurimit deri më tani .

Marketing
Marketing