Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet MSHIA dhe Komisionit për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informacionet me Karakter Publik

Sot u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Agjencisë për mbrojtje të së drejtës në qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik.

Marketing

Me këtë memorandun avancohet bashkëpunimi mes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Agjencisë për mbrojtje të së drejtës në qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik, në fushën e qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi, palët shprehin gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në fushën e qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik, për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për të drejtën e qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik dhe ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e qëndrueshëm të legjislacionit.

Lëndë e këtij memorandumi është edukimi i punonjësve të MSHIA-së për realizimin e të drejtës për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik dhe rritja e transparencës aktive, në drejtim të zbatimin e vazhdueshëm të dispozitave të Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik.