Nëntë ndeshje për 25 ditë, dhjetor aspak i lehtë për Liverpoolin

Me derbin kundër Evertonit në ‘Anfield Road’, Liverpool fillon muajin dhjetor, i cili mund të jetë muaji më i rëndësishëm në histori të klubit.

Marketing

The Reds’ si asnjëherë në vitet e fundit, kanë vënë kandidaturën për titull në Premierligë, ku pas 14 ndeshjeve kanë krijuar epërsi prej 11 pikëve ndaj kampionëve të vitit të kaluar, Manchester Cityt.

Për të vazhduar këtë seri të mirë, Liverpool ka nevojë për rezultate të mira në muajin dhjetor, ku e presin hiq më pak se nëntë ndeshje.

Në 25 ditët në vazhdim, Liverpool luan nëntë ndeshje, në një mesatare prej një ndeshje në çdo tri ditë.
Skuadrat e Premierligës janë mësuar me ritmin e Premierligës, por askujt nuk i ka ndodhur që brenda 24 orësh, të zhvillojë dy ndeshje, në dy kontinente të ndryshme.
Liverpool më 17 dhjetor në Kupën e Ligës takohet me Aston Villan, dhe një ditë më vonë, luan në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube.

Këtë muaj, ‘The Reds’ zhvillojnë edhe disa ndeshje tjera të rëndësishme në Premierligë, në një orar vërtetë të ngjeshur.
Nëntë ndeshjet e Liverpoolit në muajin dhjetor:
4 dhjetor: Liverpool – Everton (Premier League)
7 Dhjetor: Bournemouth – Liverpool (Premier League)
10 dhjetor: Salzburg – Liverpool (Champions League)
14 dhjetor: Liverpool – Watford (Premier League)
17 dhjetor: Aston Villa – Liverpool (League Cup)
18 dhjetor: Kupa e Botës për Klube (Katar)
21 Dhjetor: Kupa e Botës për Klube (Katar)
26 Dhjetor: Leicester – Liverpool (Premier League)
29 Dhjetor: Liverpool – Wolverhampton (Premier League)