Një rrahje mes dy grupesh në një fshat të Malishevës ka rezultuar të mbetet i vrarë një 19 vjeçar.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, rasti ndodhi të premtën rreth orës 23:25 saktësisht në fshatin Dragobil, njofton Klan Kosova.
”Policia në Malishevë ka pranuar informacionin se me date 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë”.
”Si pasojë e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”.
Tutje konfirmohet se lidhur me këtë rast ka të arrestuar.
”Disa persona të dyshuar të involvuar janë arrestuar dhe po ashtu 2 automjete janë konfiskuar. Eshte inicuar rasti “vrasje” dhe ‘’pjesëmarrje në rrahje’”’.
Ndërsa Prokurori i rastit Ramiz Buzhala ka konfirmuar për Klan Kosovën se viktima që u vra çon në nëntë numrin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Mësohet se 19 vjeçari u qëllua dy herë me thikë.
Policia e Kosovës konfirmon se hetimet dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.