Opozita maqedonase ka akuzuar sot për raste të reja të nepotizmit.
Sipas VMRO-së, në vend që të tërhiqen ata që tashmë janë punësuar përmes lidhjeve familjare, edhe një deputete e LSDM-së ka punësuar motrën e saj në një shkollë në Negotinë.
“Nepotizmi nuk është një rast dhe i vetmi, por është mënyrë e punës së LSDM-së, për këtë flet edhe shembulli me deputetin e LSDM-së nga Negotina, Riste Tashev, motra e të cilit, Katerina Jordanova, është punësuar në Shkollën Fillore “Strasho Pinxhur”. Cili është kriteri sipas të cilit është punësuar pikërisht motra e deputetit të LSDM-së e jo dikush tjetër?”,- tha sot zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.