Nëse arrihet marrëveshje me Bullgarinë, vendi do të përballet me një sfidë të re

Maqedonia e Veriut është e gatshme për procesin negociator me Bashkimin Evropian, thonë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, i cili është koordinator i administratës së brendshme për çeljen e kapitujve me Brukselin, shkruan Alsat.

Marketing

“Maqedonia e Veriut ka një gatishmëri të lartë në klastere, sipas metodologjisë së re të iniciuar nga Franca, më e madhe edhe se vendet që negociojnë anëtarësimin në BE. Përfundimi i Komisionit në Raportin e fundit se vendi ynë vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit është mjaft i kuptueshëm”, deklaroi Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane.

Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, më herët ka thënë se sfida më e madhe do të jetë potenciali i kuadrove, pasi i gjithë procesi do të përfshijë tre deri në katër mijë ekspertë dhe administratorë. Simonida Kacarska, nga Instituti për Politika Evropiane, mendon se do të ketë sfida, por shton se administrata është e gatshme. Ajo thotë se me rëndësi është investimi në administratë në planin afatgjatë, por edhe mënyra për të mbajtur kuadrot në vend.

“Është e vërtetë që nga këndvështrimi i Komisionit Evropian qëndrojmë më keq me procesin e koordinimit evropian, se sa ishte në vitin 2006, 2007, por bërthama e asaj administrate ekziston dhe është shumë katastrofike të gjykosh vetë se pas 20 vitesh nuk mund të jesh gati për fazën që në fakt është fillimi i negociatave”, deklaroi Simonida Kacarska – Instituti për Politika Evropiane.

Autoritetet shpresojnë se në kohën e duhur do të gjendet zgjidhja me Bullgarinë, dhe do t’i jepet dritë jeshile kornizës negociuese të Maqedonisë. Shpresa e parë është samiti i qershorit nën presidencën franceze me BE-në. /Alsat.mk