Nëse Britania e Madhe largohet nga BE-ja do të ketë krizë të ilaçeve në Evropë

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Span po i trembet largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Marketing

Sipas tij, BE-ja mund të ketë problem me furnizimin me ilaçe dhe pajisje tjera mjekësore nëse Britania largohet, transmeton Indeksonline.

Sphan u shprehë sidomos pajisjet mjekësore për implante, stimulues për kardiakë të zemrës apo produkte tjera me të cilat testohen viruset si sida mund të humbasin lejën e përdorimit.

“:Në një rast të një Brexiti pa rregulla, pa ujdinë e procedimit të mëtutjeshëm praktik, mund të ndodhë që dhjetëra mijëra produkte apo aparate mjekësore mund të humbasin lejen e përdorimit në BE dhe nuk do të jenë prezentë në tregun evropian.”, tha ministri gjerman.
Por përse këto produkte do ta humbisnin lejen?

Për t’u përdorur në BE, produktet mjekësore duhet të kenë një leje të posaçme, CE, në të gjithë Evropën ka qendra të posaçme certifikimi që e japin këtë vulë. Në Britani të madhe njihet “British Standards Institution” apo BSI.

BSI është e specializuar për implante. Shumë prodhues të tyre i certifikojnë produktet e tyre në Britani. Nëse ky vend del nga BE-ja pa një marrëveshje atëherë besohet se këto produkte mund të mos shpërndahen jashtë Britanisë së Madhe, shkruan DeutschWelle.

E çuditshme deri më tani që tek Komisioni Evropian nuk i është kushtuar rëndësi kësaj./Indeksonline/

Marketing