Nëse do koalicon, Thaçi ka një kusht për Zaevin: Jo BDI në pushtet
Nëse do koalicon, Thaçi ka një kusht për Zaevin: Jo BDI në pushtet
MAQEDONI
Nga R.M Publikuar 10:11 15 Shkurt, 2020
Share
Nëse LSDM dëshirojnë të fillojnë bisedimet serioze me ne, duhet të kenë mesazhe të qarta se nuk planifikojnë BDI-në t’i kenë më në pushtet, thotë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në intervistën për Zërin e Amerikës.
Thaçi thotë se është i kënaqur që në Kuvend është miratuar protokolli për anëtarësim në NATO, si angazhim shumëvjeçar i të gjithë forcave avancuese në shtet.
Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe koalicionet e mundshme, ai thotë se fillimisht do të bisedojnë për koalicionim me partinë maqedonase me të cilën edhe tani janë në koalicion, ndërsa ajo është LSDM, por thotë se nëse ata dëshirojnë bisedime serioze me ta, duhet të kenë mesazh të qartë se nuk planifikojnë që BDI-ja të jetë pjesë e pushtetit të ardhshëm.