Nëse do të humbasësh peshë, mos bëj këto tre ushtrime

Nëse dëshiron vetëm të humbasësh kile, atëherë duhet të mos bësh në asnjë mënyrë ushtrimet e mëposhtme.

Marketing

Crossfit: nëse je në fillim të vrullit për të humbur disa kile menjëherë, atëherë me siguri nuk ke forcën që kërkojnë ushtrimet e këtij sporti. Por githashtu as teknikën e duhur.

Kështu që është mirë të mos e provosh, sepse e vetmja gjë që do të arrish është të lëndosh veten. Edhe pse është përhapur shumë, mënyra e ushtrimeve është shumë e rrezikshme, sidomos për një fillestar që nuk është aspak në formë, transmeton class.

Yoga: edhe pse yoga ka shumë të mira, një nga ato nuk është humbja në peshë. Megjithëse ajo të bën më të fortë, për të humbur peshë duhet të punosh shumë, në mënyrë që të stimulohet dhe të ndryshojë funksionimi i metabolizmit.

Biçikletë palestre: edhe pse biçikleta në ambiente të mbyllura bën mirë, sidomos për personat në moshë të madhe, ka raste që gjërat mund të dalin jashtë kontrollit. Temperatura e dhomës mund të rritet, lëvizjet sigurisht që bëhën më të shpeshta dhe shkaktojnë lodhje, e cila ju provokon uri. Kështu që e kuptoni vetë…