Nëse do të mbahen zgjedhje në Shqipëri, ja cila parti do të jetë fituese sipas IPR

IPR Marketing dhe RTV Ora publikoi të mërkurën (3 prill) sondazhin e parë për këtë vit ku tregohet orientimi politik i votës së 3 prillit 2019 dhe një krahasim me votat e zgjedhjeve për Kuvendin 2017.

Marketing

Të dhënat e sondazhit u analizuan në studion e programit “Tempora” të Sonila Meços nga drejtori i i IPR Marketing, Antonio Noto, analistët dhe opinionistët e njohur Artur Zheji, Dritan Hila dhe Ben Andoni.

62 % e shqiptarëve nëse do u jepej mundësia do të largoheshin nga  Shqipëria ku problemet kryesore janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria. 59.7 % mendojnë se jetohet keq.  Ne tre vitet e fundit të anketuarit mendojnë se është kriminaliteti është rritur, ekonomia është përkeqësuar

Ndërkohë  34.7% e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë Rama, kundrejt 29.5% që e vlerësojnë pozitivisht. Kur flitet për aksionet e opozitës, protestat dhe djegia e mandateve si dhe zgjedhjet e parakohshme,  shumica e te anketuarve ka votuar kundër.

Sondazhi tregon se shumica e të anketuarve gjykojnë negativisht veprimtarinë, si të Rames, Bashes dhe Kryemadhit, konkretisht: 34.7 % e gjykojnë negativisht Ramën, 49% Bashen dhe 57.2 % Monika Kryemadhin.

A do të shkojnë shqiptarët në zgjedhjet e 30 qershorit? 45.6 % thonë sigurisht që po. Shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës në krye të Partisë Socialiste.

Ky është sondazhi i parë për këtë vit, në nivel kombëtar mbi çështjet kryesore të aktualitetit.

Drejtori i IPR Marketing Antonio Noto informoi se sondazhi është në nivel kombëtar dhe intervistat janë zhvilluar javën e kaluar, janë përpunuar (2 prill) dhe më 3 prill është marrë rezultati përfundimtar.

Kampioni i përdorur janë rreth 2000 zgjedhës dhe përfaqësojnë gjithë popullatën rezidente në Shqipëri.  Nga Tirana janë 31.3% të intervistuarve.

Zgjedhjet lokale-orientimi i votës 

Sipas sondazhit të IPR – ORA, 44.0% e shqiptarëve janë të orientuar drejt votës së Partisë Socialiste. 38.0% janë të orientuar drejt Partisë Demokratike, 15.0% drejt LSI. Ndërsa 3.0% kanë thënë se do votojnë parti të tjera.

Zgjedhjet politike-orientim i votës krahasur me 2017
Krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, orientimi i votës drejt PS ka pësuar rënie. Nëse në 2017 për PS kanë votuar 48.3 % e shqiptarëve, në zgjedhjet e 3 prillit 2019 do të votojnë 44.0% e shqiptarëve.
PD ka pësuar rritje krahasuar me 2017, nga 29.9% në 39.0% në zgjedhjet lokale të 3 prillit. Ndërsa LSI ka pësuar një rënie të lehtë nga 14.3% që ka qenë në 2017, 14.0% e shqiptarëve mendojnë të votojnë për LSI. Ndërsa parti të tjera nga 2.2% në 2017 janë rritur në 3% në 2019.

45% do të shkojnë të votojne në zgjedhjet e qershorit

Pyetjes: Në qershor do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ju mendoni të shkoni të votoni?

Sipas sondazhit të IPR Marketing të publikuar në RTV ORA, 45.6% e shqiptarëve kanë thënë se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës 

Pyetjes: A mendoni se Erion Veliaj do te jetë kreu i ardhshëm i PS, pas Edi Ramës?
Shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës në krye të Partisë Socialiste. Këtë mendim e ndajnë 56.1% e qytetarëve shqiptarë. 16.7 % mendojnë se Veliaj nuk do të jetë kreu i ardhshëm i PS dhe 27.1 % janë shprehur se nuk e dinë.

51% Jo zgjedhje të parakohshme

Pyetja: … Duke menduar për të mirën e Shqipërisë, a jeni në favor apo kundër zgjedhjeve të parakohshme?

Nisur nga situata politike në vend, ku opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, 51.9% e shqiptarëve janë shprehur kundër këtij qëndrimi. Në favor të zgjedhjeve të parakohshme janë shprehur 28.9% e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa 19.2 janë shprehur se nuk e dinë.

Shumica kundër protestave të opozitës 

Pyetje: Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Lulzim Basha po proteston kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar atë për mashtrim zgjedhor dhe për bashkëpunim me krimin dhe narko trafikantët. A ndani ose nuk pajtoheni me arsyet për protestën e opozitës?

Sondazhi i IPR Marketing i publikuar në RTV ORA thotë se 18.9 % e qytetarëve mbështesin opozitën dhe kreun e PD Lulzim Basha në protestë. 21.3% e shqiptarëve ndajnë pjesërisht të njëjtin mendim me kreun e PD, Lulzim Basha, ndërsa 38.1 % e shqiptarëve nuk ndajnë të njëjtin mendim me Bashën dhe opozitën për organizimin e protestave të tyre. 21.7 % janë përgjigjur “nuk e di”.

Marketing