Përballja me një nivel të lartë të ndotjes së ajrit që prej ditëve të para të janarit 2020, ka detyruar autoritetet italiane të dalin me masa të ashpra.
Në Vicenza në rajonin e Venetos, dyqanet, baret dhe vendet e tjera të hapura për publikun u udhëzuan të martën të mbyllin dyert.
Kush harxhon nxehtësinë dhe kapet me dyer të hapura, mund të përballet me gjobë prej 25- 500 euro.
Një ditë më parë edhe Roma ndaloi përdorimin e automjeteve me naftë në rrugët e qytetit si përpjekje për të luftuar ndotjen në atmosferë.
Një periudhë e zgjatur e motit me diell pa reshje shiu ka shkaktuar smog në të gjithë vendin.
Autoritetet lokale deklaruan se ky vendim do të prekë rreth 1 milion automjete ndërsa kompanitë e naftës kanë reaguar keq ndaj këtij vendimi.
Kryebashkiaku Virginia Raggi ftoi qytetarët të lëvizin me autobusë dhe trena.
Jo më pak shqetësuese paraqitet situata në Torino, Milano, Bologna dhe Firence.