Nëse e praktikoni këtë truk këpucët s’do t’ju vrasin më kurrë

E keni parasysh atë sikletin kur blini këpucë të reja dhe kur i vishni për herë të parë ju shtrëngojnë dhe ju rrinë pak të ngushta? Në shtëpi keni menduar se ju rrinë mirë, por kur keni filluar t’i vishni, gishtat e këmbëve dhe thembrat ju lëndojnë. Po tani? Sigurisht që s’keni pse t’i hidhni poshtë këpucët e reja, por edhe të vuani nuk keni pse. Si për çdo gjë, edhe në këtë rast ka një zgjidhje; Për t’i zmadhuar pak këpucët mund të përdorni një patate

Marketing

Bezdi

Për fat të keq ndodh shpesh. Në dyqan, mendonit se këpucët ju rrinin mirë, por sapo dilni në rrugë, ju ngushtojnë. Edhe pse shitësja e dyqanit ju ka thënë me besim të plotë se do zgjerohen pak, ndërkohë ju ndiheni keq dhe po plasni nga dhimbjet. Mund t’i çoni t’i zmadhoni tek këpucari, por një zgjedhje e mirë do të ishte edhe të nxirrnit dy patate nga rafti i kuzhinës.

Zgjerimi i këpucëve

Për të zgjeruar këpucët, do të ishte një ide shumë e mirë një patate. Nuk lë njolla te këpucët dhe të gjithë e kemi në dispozicion.

Si procedohet

Merrni dy feta patate dhe futini tek këpucët. Kjo teknikë zgjeron pjesën e përparme të këpucëve për t’u dhënë më shumë hapësirë gishtave. Qëroni patatet dhe mbështillini me peceta ose gazeta. Futini tek këpucët dhe lërini gjatë gjithë natës. Përveçse zgjerojnë këpucët, patatet mund të thithin edhe aromat e këqija. Kjo teknikë funksionon veçanërisht mirë me këpucët e lëkurës.