Nëse flini shumë vonë rrezikoheni nga këto dy sëmundje

Ata që flenë vonë natën mund të jenë në rrezik më të madh për kushte të ndryshme, si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës sesa ata që flenë më herët sepse trupat e tyre përdorin në mënyrë efikase yndyrën e tyre si burim energjie dhe gjithashtu reagojnë më mirë në veprimin e insulinës.

Marketing

Studiuesit në Universitetin Rutgers, studiuan 51 persona të moshës së mesme për një javë dhe zbuluan se ata që qëndrojnë zgjuar natën vonë, kanë një aftësi të reduktuar për të përdorur yndyrën e trupit të tyre si energji. Si rezultat, rriten lipidet dhe kështu dhe rreziku kardiovaskular dhe i diabetit.

Personat që zgjohen më herët mbështeten më shumë në yndyrën e trupit si burim energjie dhe janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj insulinës. Nga ana tjetër, personat e natës përdorin më pak yndyrë në përgjithësi si në pushim ashtu edhe gjatë stërvitjes, ndërsa shfaqin rezistencë më të madhe ndaj insulinës.

Prandaj trupi i tyre ka nevojë për më shumë nga ky hormon për të ulur nivelet e sheqerit (glukozës) në gjak, ndërsa trupi i tyre gjithashtu priret të përdorë më shumë karbohidrate sesa yndyrna si burim energjie.