Nëse jo qeveri VV – LDK, vendi futet në krizë të thellë politike-çfarë mund të ndodhë më tutje?

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës.Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës.Koalicioni i promovuar tash e disa muaj nuk ka mundur të arrihet për shkak të posteve shtetëtore dhe LDK i ka dhënë kohë vetëm edhe 3 ditë Vetëvendosjes që të pranojë ofertën e saj, shkruan lajmi.net.

Marketing

Oferta e LDK-së për Vetëvendosjen është që Glauk Konjufca të shkarkohet ose dorëhiqet nga posti i kryeparlamentarit dhe kjo pozitë t’i shkojë LDK-së deri në votimin e presidentit të propozuar nga LDK dhe kryeparlamentari t’i kthehet Vetëvendosjes.

Marrëveshje kjo që ndanë propocionalisht numrin e ministrive po duket e papranueshme nga Vetëvendosje që kanë refuzuar shkarkimin e Konjufcës e ky i fundit është heshtur në gjithë këtë situatë të komplikuar.

Albin Kurti, si mandatar i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë tani ka edhe 12 ditë nga Kushtetuta dhe 3 ditë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për formimin e qeverisë.

Në rast se Kurti dështon të arrijë marrëveshje me LDK-në, nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e qeverisë së pakicës ose të shkuarjes në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Opinioni publik në Kosovë shumë shpesh ka promovuar idenë e një qeverie teknike ose gjithëpërfshirëse që Kosova të dalë nga kriza në të cilën është futur.

E në lidhje me skenarët që e presin politikën kosovare në rast se dështon marrëveshja Vetëvendosje – LDK, lajmi.net ka folur me njohësit e çështjeve politike Blerim Burjani dhe Jeton Brajshori.

Burjani për lajmi.net është shprehur se qeveria teknike do të ishte e dobishme që të bëhej reforma zgjedhore dhe t’i hapej rrugë një qeverisje më të mirë

“Konsideroj se është më e dobishme qeveri teknike, për të bërë reformen zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese për evitimin e mangësive ekzistuese që ndikojnë drejtpërdrejtë në çështje të themelimit të qeverisë së shtetit në vazhdimësi, një praktikë e mbrapshtë me sistem propocionale ne duhet urgjentisht të ndryshojmë sistemin zgjedhor për t’i evituar problemet aktuale të themelimit të koalicioneve, pra të kemi ose sistem gjysmë-mazhoritar ose mazhorita që do të evitonte këto mangësi si dhe çshtje teknike kushtetuese po ashtu duhet të ndryshohen për të arritur një kualitet të ri qeverisës në shtet. Kjo kushtetutë po bëhet pengesë serioze dhe kërcënon shtetin me anarki”, tha Burjani për lajmi.net.

Sipas Burjanit, qeveria e pakicës nga Vetëvendosje është e mundshme por do të ishte jo-serioze apo cirk-qeverisje. Sipas tij, është i mundur koalicioni LVV – AAK – NISMA, por Kurti i ka refuzuar të dy këto parti.

“Është e mundshme qeveria e pakicës por kjo nuk do të ishte serioze edhe po që se LDK do ta kishte votuar qeverinë e VV apo të gjitha partitë së bashku në Kuvend, do të ishte jo-serioze dhe lojë politike apo cirk me qeverisje. Qeveria pa shumicën relative prej 61 votave së paku nuk do të kishte sens as politik dhe as në ndryshimin në qeverisje në shtet. Problemet mbesin të njëjta. Nuk do të kishte kuptim të luhej si maca me miun në kuvend. Partitë mund ta rrëzojnë atë qeveri kur të donë apo e paralizojnë dhe do të ishte jo-funksionale. Mund të provohet koalicioni LVV – AAK dhe NISMA me pakicat por VV i ka përjashtuar”, tha Burjani për lajmi.net.

Në anën tjetër, analisti Jeton Brajshori për lajmi.net tha se takimi i Grenellit me Kurtin dhe Mustafën do të ketë impakt tek të dy taboret.

“Mendoj që takimi i ambasadorit Grenell me z. Kurti dhe z. Mustafa do të ketë impakt në të dyjat taboret për formimin e qeverisë . Edhe pse zoti Grenell theksoi në dy takimet se është fokusuar në çështjet ekonomike prap mendoj që tërthorazi ka dërguar mesazh të qartë që vendi nuk ka kohë për të humbur , sepse e presin shumë punë e ajo më kryesorja është vazhdimi i dialogut me Serbinë. Tani më pas zyrtarizimit të linjës ajrore Prishtinë- Beograd me ndërmjetsimin e SHBA-ve , duket se presioni do të jetë më i madh që dialogu të vazhdoj sa ma shpejt . Mesazhi i tij se duhet hequr taksen dhe Serbia duhet të ndërpres lobimin kundër njohjeve të pavarësisë , shihet se është qartë qëndrim i prerë i administratës amerikane që dëshirojnë të ketë zgjedhje përfundimtare mes dy vendeve, në vitin ku hyjm në zgjedhjet presidenciale në SHBA , ndërsa arritja e marrëveshjës do t’i shkonte në favor presidenti Trump si një e arritur gjatë mandatit të tij si president.”, tha Brajshori për lajmi.net.

Sipas tij, vendi nuk është i gatshëm për zgjedhje të reja sepse është koha kur vendi do të marrë vendime të mëdha.

“Meqenëse duhet marrë vendime historike nuk është momenti për zgjedhje të reja sepse rezultati do të ishte i njëjtë , mirëpo akuzat dhe kundër akuzat mes VV-së dhe LDK-së e kanë zbehur mirëbesimin dhe shpresën e madhe të sovranit në ta, pra lojra e tyre për pozita le shumë për të dëshiruar që do të ketë ndonjë ndryshim të dukshëm në vend”, tha Brajshori për lajmi.net.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte koalicioni midis VV-së dhe LDK-së, por sipas tij zgjidhje është edhe qeveria gjithëpërfshirëse ku sukseset dhe dështimet do t’i faturoheshin të gjithëve së bashku.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte një koalicion mes dy partive fituese (opozita e bashkuar) dhe jo një qeveri teknike e cila do të shihej në opinion si e dobët dhe e imponuar . Në rast të dështimt të arritjës së koalicionit, ndoshta më mirë do të ishte të ketë një qeveri gjithpërfshirëse ku secila parti do ta ketë hisen e vet në vendimet historike për vendin si suksesi apo dështimi nuk do to faturoheshin një partie apo individi por përgjegjësia do të ishte e përbashkët.”, tha Brajshori për lajmi.net.

Sipas tij, qeveria e pakicës nga VV do të ishte qeveri e dobët dhe do të fuste në lojë Listën Serbe.

“Krijimi i qeverisë vetëm nga VV-ja edhe nëse votohet nga LDK dhe partit tjera do të ishte një qeveri e dobët dhe e para e këtij lloji në Kosovën e pasluftës. Formimi saj vetëm me minoritete do të duhej të fuste në loje edhe Listën Serbe e cila është e padëshiruar nga VV-ja . Çdo qeveri e cila nuk e ka të paktën 2/3 e deputetëve do të ishte gjithmonë një qeveri fragjile dhe do të mund të binte në çdo kohë, pra nëse VV vendos të formojë qeverinë e vetme, do të ishte një gabim i madh që do të ju kushtoj shumë në të ardhmën”, tha Brajshori për lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse këto 3 ditë do të arrihet marrëveshje midis VV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje ose vendi do të futet në një krizë të re politike.