Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njëherit edhe ministër për system politik, ka zgjedhur pak fjalë dhe një video përmbledhëse për të përshkruar atmosferën e djeshme, mbrëmshme në sheshin Skënderbeu në të cilin Shkupi e festoi titullin e kampionit.
Grubi ka përdorur shprehjen e famshme “Nëse ki fobi prej naltsisë, sun rri me neve” , të këngëtarit, Ledri Vula, i cili mbrëmë edhe performoi para mijëra tifozëve dhe qytetarëve që kishin dalur për të festuar.
Statusi i plotë:
“Nëse ki fobi prej naltsisë, sun rri me neve” – mijëra qytetarë vërshuan sheshin Skenderbeu dhe bashkë kaluam një natë të paharruar të përshkruar në video përmbledhjen e rradhës https://fb.watch/d1ThaeKzDM/