Nëse ndeshjet luhen pa tifozë, klubi danez vjen me ide të jashtëzakonshme

Klubi danez FC Midtjylland ka gjetur një zgjidhje nëse ndeshjet do të luhen pa tifozë gjatë mbylljes për shkak të koronavirusit.
Superliga e Danimarkës si shumë ligë në të gjithë botën janë shtyrë dhe kur futbolli të rifillojë, ka të ngjarë të jetë pa tifozë.

Marketing

Sidoqoftë, Midtjylland ka ardhur me ide fantastike, duke njoftuar planet që do të lejojnë 2 mijë vetura të parkohen rreth stadiumit të tyre dhe të shikojnë ndeshje në ekranet e mëdha jashtë arenës së tyre MCH.

Ndeshja do të shfaqej në dy ekrane të mëdha dhe do të jepte mundësinë që 10 mijë tifozë të paraqiten.

Ata shpresojnë të kopjojnë zërin nga komentet e televizionit dhe ta bëjnë atë të disponueshëm në makina përmes një frekuence të specifikuar.