Nëse shkohet në ndarjen e Kosovës, dëm i parë kolateral do të jetë Maqedonia! (FOTO)

Koordinatori nacional për NATO-n, Stevo Pendarovski në intervistën për MKD.mk ka thënë se do të jetë keq në aspekt të rajonit nëse referendumi në Maqedoni nuk ka sukses dhe nëse dështon marrëveshja për emrin me Greqinë.

Marketing

Në rast se Maqedonia lëshon shansin për në NATO, sipas Pendarovskit pasiguria do të ishte më e madhe pasi në tavolinën e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës, përsëri vihet në opsion ndarja e Kosovës

“Për fat të keq, kohët e fundit, në margjinat e atyre negociatave, nga shtete me ndikim po dëgjohen zëra se përsëri në tavolinë është opsioni që të këmbehen territore apo ndarja e Kosovës. Të gjithë e dinë se nëse shkohet në ndarjen e Kosovës, dëm i parë kolateral do të jetë Maqedonia, për shkak të faktorit shqiptar, numri i të cilëve në Maqedoni është i rëndësishëm dhe nëse veriu i Kosovës në ato plane i bashkëngjitet Serbisë, unë nuk mund të shoh se si faktori shqiptar në Maqedoni të mos e ngrejë përsëri çështen e kufijve të Maqedonisë”, ka thënë Pendarovski.

Marketing