Prej mbrëmjes së të shtunës, ku Egla vendosi që në nomimin të përballë Heidin dhe Romeos për finalistin (por që banorët nuk janë në dijeni), çifti është parë tepër i mërzitur.
Dyshja është përpjekur që të kalojë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin, ku shpesh herë kanë aluduar se cili prej tyre do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
SONDAZH / Romeon apo Heidin: Kë zgjidhni ju finalistin e parë?
Teksa kanë qenë në oborr, Heidi i ka premtuar Romeos që nëse ai del, ajo do të dalë gjithashtu.
Romeo: Dikush nga ne do dali. Nëse dal unë…
Heidi: Nëse del ti, unë dal…
Romeo: Më dëgjo moj çfarë po them.
Heidi: Unë dal nëse ti del.
Romeo: Në cfarë kuptimi?
Heidi: Unë dal, nuk rri këtu.
Romeo: A dalim të dy?
Heidi: Nëse dal unë, ti nuk duhet të dalësh. E di sa do mërzitem. Do më degjenerosh.
Romeo: E ke gabim, hajde dalim të ty. Lëri këto muhabete se nuk dua të flas.