Nesër dhe pasnesër reshje të dendura dhe erë të përforcuar

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nesër pasdite, gjatë natës dhe të martën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende mot jostabil dhe me reshje të shiut. Lokalisht proceset do të jenë në formë të reshjeve të dendura, mbi 20 litra për metër katror, shoqëruar me erë të përforcuar mbi 70 kilometra në orë dhe bubullima.

Marketing

Në Shkup nesër pasdite, gjatë natës dhe të martën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të dendura, të përcjella me erë të përforcuar dhe bubullima. Gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vranësira dhe shi me intensitet të ulët.

Marketing