Prej 26 gusht e deri më 5 shtator, Departamenti për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze pranë Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, do të organizojë manifestimin kulturor “Drita e Gonxhes”.
Me këtë rast, në 111 – vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nëna Tereze, më 26 gusht 2021, ora 10:00, në Sheshin e Shkupit (para pllakës përkujtimore në themelet e shtëpisë së Nënës Tereze), mbahet Akademia solemne, ku do të promovohet edhe elaborati ne shqip, maqedonisht dhe anglisht: “Shenjtorja jonë nën mbrojtjen e shtetit”.