Nesër fillon me punë komisioni për pajtim nacional

Të hënën pritet të fillojë me punë Komisioni për pajtim nacional. Për Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit, dhe Aleancës për Shqiptarët, pajtimi nuk duhet shndërruar në amnisti, sepse atëherë do të ishte në kundërshtim jo vetëm me shtetin ligjorë dhe atë juridik, por dhe me rekomandimet e Bashkimit Europian i cili kërkon përgjegjësi të plotë për rastin e 27 prillit.

Marketing

“Një amnisti e natyrës të cilën po e dëgjojmë, do të ishte në kundërshtim me sistemin drejtësisë, në kundërshtim më interesin e qytetarëve të vendit, për shkak se kërkohet amnesti për bartës të funksioneve publike, persona që ndoshta më së shumti është dashtë të kujdesen për interesin public, për momentin përmendet amnistia vetëm për 27 prillin, por me siguri në prapavijë fshihet edhe diçka shumë më tepër sesa kaq, …… dhe unë si deputet nuk do të jem pro një iniciative të tillë” – tha deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Deputeti i ASH-së, Syrija Rushiti pohon se me këtë tentim kryeministri Zaev mund të pajtojë VMRO-në me LSDM-në por jo edhe shqiptarët. Për Aleancën ky qëndrim i kreut të ekzekutivit është i papranueshëm sepse në Maqedoni ekziston nevoja për pajtim ndër-etnik mes shqiptarëve dhe Maqedonasve.

“Kryeministri i hodhi këtë si mundësi për ti joshë deputetët e VMRO-DPMNE-së për ti votuar ndryshimet kushtetuese. Dilema kryesore është këtu se kush me kë duhet të pajtohet. Kemi dëgjuar koluareve të Parlamentit që do të pajtohet VMRO-DPMNE-je dhe LSDM-ja, atëherë pyetja shtrohet se çka kërkojnë këtu shqiptarët, aq më tepër që Kryetar i Komisionit hipotetik që do të merret me çështjen e pajtimit është Kryetari i Kuvendit, pra një shqiptarë. Ne jemi të mendimit se në Maqedoni ka nevojë për pajtim, por ai pajtim të jetë ndëretnik” – tha deputeti i ASH-së, Surija Rushiti.

Çështjen e pajtimit kryeministri Zaev deri më tani e ka potencuar disa herë, së fundmi pas vendimit të Qeverisë për miratimin e tekstit të propozim amendamenteve, si një mundësi e cila do të kontribuonte në zhvillimin e demokracisë dhe pluralizmit politik , madje edhe në rritjen e besimit ndaj punës së institucioneve në radhë të pare atë të gjyqësorit si një ndër postulatet kryesore për te cilat Maqedonia duhet të jep rezultate pozitive para autoriteteve të Bashkësisë Ndërkombëtare.