Nesër fillon pagesa e mjeteve nga “TVSH-ja ime” për tre mujorin e parë

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Llukarevska ka bërë të ditur se nga nesër fillon pagesa e “TVSH-ja ime” për tremujorin e parë të këtij viti, tani me limit të rritur prej 2.100 denarë.

Marketing

“Për herë të parë do të paguajmë 2100 denarë për të gjithë ata që kanë arritur atë nivel përmes faturave të skanuara. Gjatë ditës së nesërme, mjetet e para tashmë do të paguhen. Mjetet që do të kthehen përmes kësaj mase për tremujorin e parë janë rreth 10 milionë euro dhe ato mjete janë të parapara në buxhet. Do të insistoj që çdo fillim të vitit të rritet kufiri i rimbursimit të TVSH-së për personat fizik”, tha Lukarevska.