Nesër fillon procedura për shkarkimin e kryeprokurores speciale

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime nesër pritet të mbajë seancë për fillimin e procedurës për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, e cila gjendet në paraburgim si e dyshuar për rastin “Reket”. Kjo u bë e ditur nga kryetari i këtij komisioni, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Marketing

Ai veç tjerash kërkoi që raporti i Këshillit të Prokurorëve përmes të cilit kërkohet shkarkimi i Janevës, duhet të deklasifikohet. Sipas tij, në raport ka elemente të mjaftueshme që komisioni të konstatojë shkarkimin e Janevës.

“Nga ajo që kam arritur të shoh, ka elemente të mjaftueshme që Kuvendi të sjell vendim për shkarkim. Më shumë nuk mund të flas sepse duhet ta ruaj sekretin, por shihet qartë se ka elemente”, theksoi Dimovski.

Sipas rregullores së Kuvendit, nëse komisioni parlamentar konkludon shkarkimin e Janevës, atëherë do të duhet të mbahet seanca plenare për të finalizuar shkarkimin me dy të tretën e votave.