Nesër fillon procesi gjyqësor kundër El Cheka

Nesër në Kërçovë fillon procesi gjyqësor kundër Sheqerim Ahmedit, i njohur si El Cheka, nga fshati Tuhin i Kërçovës. El Cheka është i njohur për opinionin në Maqedoni për bisedat e përgjuara që tani e disa muaj është duke i publikuar në rrjetet sociale.

Marketing

Pikërisht për këtë gjë ai edhe ngarkohet me veprën për “publikim dhe shpërndarje të bisedave të incizuara në mënyrë ilegale”, shkruan Gazeta Lajm. Për këtë vepër, ligji parasheh dënim prej 1 deri 5 vite burgim.

Procesi gjyqësor kundër El Chekës do të zhvillohet në mungesë, sepse ai gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), prej ku edhe publikon materialet e përgjimeve, që sipas tij, ia kanë dërguar pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Marketing