Nesër fillon regjistrimi provues i popullsisë, shtëpive dhe banesave në Maqedoni

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) nesër do të filloj me aktivitetet në teren për regjistrimin provues të popullsisë, shtëpive dhe banesave. Regjistrimi provues do të zhvillohet në 32 rrethe të territorit të 13 komunave të vendit, dhe atë në Gostivar, Kisella Vod, Zellenikovë, Shtip, Radovish, Kumanovë, Sveti Nikollë, Kratovë, Prilep, Dollnen, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë.

Marketing

Siç deklarojnë nga EHS, qëllimi kryesor i regjistrimit provues është testimi i përgatitjeve metodologjike, organizative dhe zgjidhjes IT për ndryshimin e qasjes së re të metodologjisë kombinuese në regjistrimin e popullsisë, shtëpive dhe banesave në vitin 2020.

“Regjistrimi provues zbatohet kryesisht për nevojat statistikore dhe nga kjo nuk do të dalin të dhëna, por vetëm informacionet për përgatitjet operative-teknike të të gjithë instrumenteve për zbatimin e suksesshëm të këtij operacioni më të madh statistikor në vitin 2020, thonë nga EHS.