Nesër fillon viti i ri shkollor për 245 mijë nxënës, 17 mijë më pak në tetë vitet e fundit

Nesër fillon viti i ri shkollor 2024/25 për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Sipas të dhënave të MASH-it, viti i ri shkollor do të fillojë për 245 mijë nxënës në shkollat e mesme dhe fillore, që është për 17 mijë më pak në tetë vitet e fundit.
Numri i filloristëve është ulur për 3 500.

Marketing

Fajin për këtë ministrja e hodhi tek qeverisja e kaluar dhe politikat e tyre, siç tha të gabuara.
“Kjo është shkatërruese dhe zhgënjyese dhe është rezultat i politikave të këqija, jo vetëm në arsim, por në të gjitha segmentet shoqëror”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

Marketing