Nesër kthehen emocionet, zhvillohen ndeshjet e para çerekfinaliste të Botërorit

Nesër zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinaliste në kampionatin botër të futbollit që po zhvillohet në Rusi.
Nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja mes Uruguait dhe Francës kurse nga ora 20:00, ajo në mes të Brazilit dhe Belgjikës.

Marketing

Ndeshja hapëse e çerekfinaleve është ajo në mes të Uruguait dhe Francës që zhvillohet në stadiumin Nizhny Novgorod.
Ekipi i Didier Deschamps arriti në çerekfinale pasi mposhti Argjentinën e Lionel Messit me rezultat 4 me 3.

Kurse Uruguai mbylli fazën e grupeve me tri fitore pa pranuar as edhe një gol. Kombëtarja nga Amerika Jugore mposhti Portugalinë me rezultat 2 me 1 për të në fazën çerekfinale duke iu falënderuar golave të Edisnson Cavani.

Franca asnjëherë nuk ka fituar një ndeshje kundër Uruguait, me dy barazime dhe një humbje dhe me vetëm një gol të shënuar.
Nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja me Brazilit dhe Belgjikës në stadiumin e Kazanit.

Pesë herë kampioni i botës, Brazili, ka arritur në çerekfinale pasi ka mposhtur Meksikën me rezultat 2 me 0, me golat e Neymar dhe Fiminos që mjaftuan për thyer rezistencën e mbrojtjes meksikane.

Nga ana tjetër Belgjika ka arritur deri në çerekfinale pa asnjë humbje në 23 ndeshjet e fundit. Ata janë bërë ekipi i parë në 48 vitet e fundit që kanë kthyer rezultatin në favor të tyre nga 2 me 0 për ta mposhtur Japoninë në fund 3 me 2.
Brazili ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Belgjikës, herën e fundit në “Kupën e Botës” në vitin 2002.

Pasnesër, me 7 korrik, zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinaliste të “Kupës së Botës”. Ndeshja mes Suedisë dhe Anglisë zhvillohet nga ora 16:00 kurse ajo në mes të Rusisë dhe Kroacisë do të luhet në orën 20:00.

Marketing