Profesionalizim, ngritje të standardit, gjendjes socio-ekonomike dhe reforma në sektorin e medias premtojnë tre kandidatët për fronin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë të cilin ky esnaf duhet ta zgjedhë në Kuvendin e rregullt zgjedhor ditën e shtunë. Për këtë pozitë, përveç kryetarit aktual Mladen Çadikovskit, kandidaturën e tyre e kanë paraqitur edhe Filjana Koka, gazetare në Radio-Televizionin e Maqedonisë dhe zëvendëse aktuale e kryetarit të SHGM-së, si dhe Marjan Nikolovski, redaktor në Televizionin Sitel.
“Vazhdojmë me të gjitha angazhimet tona për të nxitur profesionalizimin dhe reformat shtesë në sektorin e medias. Kjo nënkupton që të dalim nga kjo gazetari të centralizuar vetëm në Shkup, përkundrazi, duhet të kthehemi shumë më tepër drejt korrespondentëve, rajonet, sepse temat lokale dhe rajonale janë shumë të rëndësishme.”, tha Mlladen Çadikoski, kandidat për kryetar i SHGM-së.
“Vizioni im është ta kthej shoqatën e gazetarëve në kursin e saj të jetë me zë dhe të qartë, që të respektoen problemet e gazetarëve parasegjirthash. Gazetarët dhe punonjësit e mediave duhet patjetër të pyeten dhe ata duhet të jenë krijues të politikave të medias. Të respektohet dispozita ligjore që Servisit publik t’i jepen 1 për qind nga buxheti.”, tha Filjana Koka, kandidate për kryetare të SHGM-së.
“Të rrisim standardin, gjendjen socio-ekonomike të gazetarëve dhe të forcojmë mediat. Nëse kemi media të forta, kemi edhe gazetarë të fortë, dhe anasjelltas, nëse kemi gazetarë të dobët, do të kemi edhe media të dobëta. E gjithë historia e përgjithshme është për të bashkuar njerëzit që punojnë në media, vlen për të theksuar se nuk janë vetëm gazetarët, ka kameramanë, fotoreporterë dhe redaktorë.”, tha Marijan Nikolovski, kandidat për kryetar i SHGM-së.
Në ShGM kanë arritur gjithsej 47 kandidatura, nga të cilat tre për kryetar të Shoqatës, 24 për anëtarë të Këshillit Drejtues, nëntë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës dhe njëmbëdhjetë për anëtarë të Këshillit të Nderit.