Kuvendi i Kosovës, të mërkurën do të mblidhet për të bërë përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, transmeton lajmi.net.
“Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u thirrur në kompetencat kushtetuese ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, për datën 24 dhjetor.
“Presidenti ka nxjerrë vendimin për thirrjen e mbledhjes së parë të legjislaturës së shtatë të Kosovës, e cila do të mbahet me datën 24 dhjetor 2019, duke filluar nga ora 9:00”, thuhej ne njoftim.
Partitë fituese të zgjedhjeve, VV dhe LDK, ende nuk janë marrë vesh për formimin e qeverisë, pasi posti i presidentit është bërë problem.