Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti mbrëm arritën marrëveshje që në zgjedhjet presidenciale të shkojnë me kandidat të përbashkët konsensual. Pas takimit të mbrëmshëm Ahmeti tha se ditët në vazhdim do të përcaktohen për njërin nga emrat që përfolën tashmë në media respektivisht Radmilla Shekerinskën, Nikolla Dimtirovin, Oliver Spasovskin apo Stevo Pendarovskin. Emri i kandidatit do të mësohet nesër. Ahmeti tha se me Zaevin kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale dhe krizën mes partnerëve të kaolicionit që u nxit pas zhvillimeve në kuvend me mos heqjen e imunitetit të Tajko Veljanovskit.
Nesër LSDM-ja do të kumtojë emrin e kandidatit me të cilin do të garojë, ndërsa i njëjti do të zyrtarizohet në kongresin e thirrur për 3 mars. Mbështetje për kandidatin Qeveritar deri më tani ka paralajmëruar PDSH-ja e Menduh Thaçit, ndërsa Alternativa e Afrim Gashit mësohet të ketë përafruar qëndrimet më kryeministrin Zaev për kandidat të përbashkët.
Lëvizja Besa favorizon Stevo Pendarovskin, megjithatë kreu i këtij subjekti Bilall Kasami ka paralajmëruar se në të njëjtën kohë subjekti i tij është afër marrëveshjes me Aleancën për Shqiptarët e Ziadin Selës për kandidat të përbashkët. Si kandidat i mundësh i partive opozitare shqiptare përflitet profesori Blerim Reka.