Nesër në Kuvend do të bëhet koordinimi i parë zyrtar

Nesër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbahet koordinimi i parë zyrtarë i kryetarit Afrim Gashi me përfaqësues të partive politike, pas seancës konstituitive. Paraprakisht, siç kanë informuar deputetët ka pasur një takim joformal të përfaqësuesve të partive politike.

Marketing

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi,për MIA-n, ka konfirmuar se të hënën do të ketë takim dhe se do të diskutohet për aktivitetet e radhës, si dhe se kur mund të mbahet senaca për ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri, por tha se nuk e di nëse do të ketë ndonjë marrëveshje.

Burimet partiake thonë se para se gjithash do të formohen komisione për shqyrtimin e këtyre ligjeve dhe më pas do të dalin në seancë. Në seancën e nesërme koordinuese, bëhet e ditur, se do të negociohet për këtë dinamikë.

Infromacionet zyrtare në lidhje me bisedimet për përbërjen e Qeverisë mes VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM, janë se bisedimet ende janë duke vazhduar. Zëdhënësi i VMRO-së, Naum Stoilkovski, në pyetjetet për gazetarët tha se ende nuk ka asgjë konkrete për përbërjen e qeverisë së ardhshme. Nga Kabineti i presidentes, Gordana Siljanovska Davkova, nga ana tjetër, informuan se gjatë javës së ardhshme do të caktohet mandati për qeverinë e re, kur edhe do të fillojë të rrjedhë afati për formimin saj.

Marketing