Nesër në xhamitë e gjithë Turqisë do të bëhen lutje për Gazën

Kreu i Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet), Ali Erbaş njoftoi se nesër në namazin e jacisë në xhamitë në të gjithë vendin do të bëhen lutje (dua) për Gazën, transmeton Anadolu.

Marketing

Në një deklaratën përmes llogarisë së tij në median sociale, Erbaş tha: “Do të bëjmë lutje për Gazën. Ditën e diel më 5 nëntor pas namazit të jacisë në xhamitë në të gjithë vendin tonë, do të lutemi të gjithë së bashku për vëllezërit tanë palestinezë që përballen me gjenocid në Gaza. Do të marrim pjesë në programin e lutjeve që do bëhen në xhaminë ‘Hacı Bayram Veli’ në Ankara. Ftoj të gjithë vëllezërit tanë në këto lutje që do zhvillohen në të katër anët e vendit tonë”.