Nesër nis edicioni i ri i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve do të nis nesër me edicionin e ri 2023/24. Në program të ditës së martë janë ndeshjet e grupeve E, F, G dhe H.

Marketing

Përballje më interesante në nisjen e edicionit të ri të Çampionsit është ajo që do të luhet në Francë, ndërmjet Paris Sen Zhermenit dhe Dortmundit në kuadër të grupit F. Gjithashtu interesante pritet të jenë edhe takimet Milan – Njukasëll, Lacio – Atletiko Madrid e Fejnord – Seltik. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Mançester Siti, edicionin e ri do ta nisin përballë Crvena Zvezdës.

Ndërkohë të mërkurën zhvillohen ndeshjet e grupeve A, B, C dhe D. Bayern Mynih – Mançester Junajted është përballja që tërheq më shumë vëmendje, përderisa do të ketë edhe sfida si Arsenal – PSV, Real Sosiedat – Inter e Benfika – Salzburg.

Të gjitha ndeshjet në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen në terminet e zakonta nga ora 21:00 dhe 18:45.