Nesër nis Iniciativa 8 – platformë politike e iniciuar nga Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të marrë pjesë në takimin katërpalësh ministror së bashku me Xhaçkën, Maria Gabrielin dhe Tajanin në Brindizi të Italisë.

Marketing

Në fokus të bisedimeve janë mënyrat konkrete për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Korridorit VIII pan-europian që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi. Ky takim ministror pritet të shndërrohet në platformë politike, të cilën e ka iniciuar ministri Bujar Osmani, që nga viti 2021.

Iniciativa 8, siç quhet kjo platformë, synon të krijojë bashkëpunim ekonomik rajonal ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe të koordinojë aktivitetet përgjatë Korridorit 8, i cili ka filluar të ndërtohet intensivisht. Ky korridor është një mundësi për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes të tre vendeve, por edhe një bazë e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes dy vendeve përmes një projekti si Korridori 8, i cili i bashkon interesat e qeverive të këtij rajoni.

Qëllimi i “Iniciativës 8” është mes tjerash t’i kapërcejë barrierat gjeografike, historike dhe politike që vështirësojnë lidhjen dhe rëndojnë bashkëpunimin më të thellë.