Nesër nis linja ajrore Shkup-Athinë, ndër udhëtarët e parë edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër për vizitë pune do të udhëtojë në Athinë, ku do te mbajë takim me Ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Georg Katrugalos.

Marketing

Në takim do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, Marrëveshja e Prespës dhe detyrimet që krijohen për dy vendet, si dhe për gjitha çështjet tjera të interesit bilateral, si që janë masat për ndërtimin e besimit, avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, mbështetja nga ana e Greqisë për integrimet tona evropiane.

Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ministri Katrugalos do të marrin pjesë në fluturimin e parë pas një pauze më shumë se 10 vjet nga Athina për Shkup. Ku delegacioni të cilën e kryeson Zëvendëskryeministri Osmani do të kthehet në vend me këtë fluturim.

Ministri Katrugalos do ta shoqërojë në mënyrë simbolike Zëvendëskryeministrin Osmani në aeroportin e Athinës, në fluturimin e parë pas një pauze prej më shumë se 10 vitesh nga Athina në Shkup, me çka, në ora 18:55 minuta, Zëvendëskryeministri do të arrijë në Shkup, ku së bashku me Ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski, do të jenë pjesë e manifestimit në Shkup që me këtë rast organizon TAV, ku dhe janë paraparë edhe deklarata.

Marketing