Nesër nuk zgjidhet kryeparlamentari i ri, priten takime për shumicën e re parlamentare

Në seancën konstituive të kuvendit nuk është parapraë zgjedhja e kryeparlamentarit pasi partite politike ende nuk kanë arritur marrveshje për shumicën e re parlamentare, prej të paktën 61 votash sa janë të nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe më pas edhe të qeverisë së re.

Marketing

Megjithë kontaktet e deritanishme ndërpartiake zyrtarisht bisedimet për shumicën e re parlamentare pritet të fillojnë pas seances konstituvite.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev siç është apralajmëruar pritet që pas seances konstituive të takijë kreun e PDSH-së njëherit edhe deputet i vetëm i kësaj partie Mendu Thaçi, por edhe me liderët e partive tjera parlamentare.

Pretendime për të formuar qeverinë e re ka edhe VMRO-DPMNE e cila poashtu ka paralajmëruar se kreu i kësaj partie Hristian Mickovski do të kontaktoj me partite parlamentare për të siguruar shumicën e nevojshme.

Ndërsa për postin e kryemisnitrit pretendon edhe BDI, e cila në zgjedhjet parlamentare ka prezentuar Naser Zyberin si pretendent të sajë për kryemisnitër. Ndërsa krerët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë deklaruar se do të presin BDI-në të bisedoj me partitë e bllokut maqedonas për postin e kryemisnitrit shqiptar dhe nëse ajo nuk ia del të realizojë këtë premtim, atëherë ky koalicion do të bisedojë për tu bërë pjesë e qeverisë.

Pas konstituimit të kuvendit Presidenti i shtetit në afat prej 10 ditësh duhet tia ndajë mandatin mandatarit për formimin e Qeverisë.

Mandatari ka afat 20 ditësh që ta formojë Qeverinë. Presidenti Pendarovski ka sqaruar se mandatin do të ia ndajë atij që do të dëshmojë se ka siguruar përkrahjen e 61 deputetëve.