Nesër pa energji elektrike banorët e Hasanbegut dhe një pjesë e përdoruesve në Kisella Vodë dhe Karposh

“EVN Maqedoni” SHA njofton se nesër janë planifikuar disa ndërhyrje teknike në sistemin elektrik në Qytetin e Shkupit në komunat Gazi Babë, Kisella Voda dhe Karposh.

Marketing

Nga ora 08:30 deri në 12:00 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e përdoruesve të energjisë elektrike në Hasanbeg në rrugën “Alija Avdoviq”, nënrrugicat: 13, 22, 23, 28, 29, 29, 37, 38, 39 dhe konsumatorët rreth xhamisë.

Në të njëjtën kohë, nga ora 08:30 deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugëve “Gogol” dhe “Tome Arsovski” në Komunën Kisella Vodë.

Nga ora 08:30 deri në 14:30, do të jenë pa energji elektrike përdoruesit e rrugëve “Gari” dhe “Pinhini” në Komunën e Karposhit.

Marketing