Nesër pa energji elektrike shumë pjesë të Shkupit

Pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Pandil Shishkov” nr.8 në komunën e Aerodromit.

Marketing

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro rrjetin e distribuimit, pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të mbesin edhe shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Gluvo në komunën e Çuçer Sandevës.

Nga ora 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e fshatit Kondovë në komunën e Sarajit.
Pa energji elektrike nga ora 10:30 deri në orën 13:00 do të jenë edhe shfrytëzuesit e rrugës 1596, rruga “Kuzman Shapkarev” dhe një pjesë e “Gjorçe Petrovit” në rrethinën e spitalit “Sveti Lazar” në komunën e Gjorçe Petrovit.

Marketing