Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi informojnë se nesër për shkak të një defekti në rrugën Xhon Kenedi deri tek ndërtesa 28, pa ujë, prej orës 08:30 deri në sanimin e defektit do të jenë shfrytëzuesit nga disa rrugë.
Pa ujë do të jenë shfrytëzuesit nga shkolla dhe kopshti në rr. “Xhon Kenedi”, më pas nga rr “.Xhon Kenedi” nga Pashtriku e sipër, rr.376, si dhe rrugët “Samoillova” dhe “Banatska”, Ambasadat amerikane dhe turke.